8,773 pacientë janë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Situata në spitalet COVID vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. 256,117 që nga fillimi i epidemisë kanë fituar betejën me COVID.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 1874 testime, 296 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit. Betejën me COVID e kanë humbur 4 qytetarë; një qytetare nga Berati 53 vjeçe, një qytetar nga Kurbini 54 vjeç, një qytetare nga Tirana 83 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 83 vjeç”.

Rastet pozitive me COVID në 24 orët e fundit janë në këto bashki: 122 në Tiranë, 20 në Sarandë, 19 në Vlorë, 15 në Fier, 13 në Lushnje, 11 në Gjirokastër, 10 në Durrës, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kamëz, nga 4 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Krujë, Vorë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Kuçovë, Tepelenë, Përmet, Himarë, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë, nga 2 qytetarë në Pukë, Lezhë, Kavajë, Patos, Mallakastër, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Peqin, Belsh, Poliçan, Skrapar, Devoll, Dropull, Divjakë, Roskovec, Dibër, Kukës.