NATO po mban ditën e sotme një seancë të jashtë-zakonshme për situatën në Ukrainën. Në një dalje për mediat, Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë të ndërpresë veprimet ushtarake pasi do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

Stoltenberg, më tej i ka shprehur mbështetjen Ukrainës në çdo hap të tyre.

“Rusia ka thyer sërish paqen në kontinentin europian. Çfarë ne kemi shmangur prej muajsh, tashmë është realitet, pavarësisht gjithë përpjekjeve për të pasur një zgjidhje diplomatike. I bëj thirrje Rusisë që të tërheq menjëherë trupat ushtarake. Qëndrojmë plotësisht me qytetarët e Ukrainës dhe mbështesim Ukrainën për imtegritetin e plotë territorial. Është e drejta e tyre që të mbrohen”, tha Stoltenberg.