Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë ka rezultuar pozitive me koronavirus, njoftoi të dielën Buckingham Palace. Sovranja 95-vjeçare, e cila po feston 70-vjetorin e saj në fron, po përjeton simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin, por pret të vazhdojë detyrat në Ëindsor gjatë javës së ardhshme, tha pallati Mbretëror.
Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura, njoftohet zyrtarisht nga autoritetet.