Kreu i grupit parlamentar të PS-së, njëkohësisht përfaqësuesi i mazhorancës në Gjykatën Kushtetuese, Taulant Balla pas mbylljes së seancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, tha se duhet të respektohet pavarësia e vendimmarrjes së GJK-së.
‘Kemi detyrimin që është mbyllur procesi i gjykimit. Në duhet të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Nga momenti i përfundimit të procesit të gjithë kemi detyrimin përfshirë presidentin e Republikës, deri sa GJK brenda afatit 30 ditor të shprehet. Ka qenë një proces shumë i mirë dhe i shëndetshme kushtetuese për cilësinë e demokracisë në Shqipëri.’- tha Balla.