Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka dhënë sot intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. E ftuar në studion e Fan Club, ish-banorja ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show dhe për miqësinë me balerinin e njohur, Ilir Shaqiri.
Arjola u shpreh se në fillim e ka ngatërruar me këngëtarin e mirënjohur, Ilir Shaqiri. Më pas shton se dinte shumë pak për balerinin.
Iliri çdo mëngjes më ka përqafuar. Erdhi shumë natyrshëm. Në fillim e kam ngatërruar me atë këngëtarin. Dija diçka për të, por shumë pak. U bënë shumë vite që nuk shoh më TV, prej 12 vitesh, ndoshta më Beng Bang dhe Çufon.
Iliri më ka thënë në fillim, sot e deri ditën e fundit me ty. Dhe kur kam pasur debate, e kam ndaluar rreptësisht të më mbronte, i thosha se do bënte gabimin më të madh. I thosha nuk kam nevojë, edhe pse kisha shumë nevojë, tha aktorja e dashur për publikun.