Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mbi rregullat e hyrjes në territorin e Republikës së Greqisë, në kushtet e Covid-19.
MEPJ bëri të ditur se, “nga data 7 shkurt 2022, ora 06:00, deri në datën 21 shkurt, ora 06:00, për udhëtarët që janë të pajisur me një certifikatë vaksinimi evropiane aktive (14 ditë pas vaksinimit të plotë dhe jo më shumë se 9 muaj) si dhe ata që kanë një certifikatë diagnoze pozitive (e vlefshme për 180 ditë, e bazuar në një test PCR), nuk do të kërkohet test negativ anti-COVID, as PCR, as test i shpejtë (antigjen) dhe as test ekstra”.
MEPJ theksoi se, “udhëtarët që nuk disponojnë një nga këto certifikata, duhet të kenë nje test negativ PCR të kryer brenda 72 orëve ose një test antigjen të shpejtë, të kryer brenda 24 orëve te fundit”.