Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi sot mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Në një deklaratë për shtyp, MEPJ rithekson kërkesën që Rusia të ç’tensionojë dhe të zgjidhë situatën në rrugë diplomatike.
“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të riafirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne ritheksojmë kërkesën tonë që Rusia të ç’tensionojë dhe të zgjidhë situatën në rrugë diplomatike”, thuhet në deklaratën e publikuar nga MEPJ.