Nesër, mbi vendin tonë pritet kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjelli mot të vranët dhe reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar kurse në jugperëndim me intensitet deri të lartë, shkruan newsbomb.al.
Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në lartësinë mbi 500 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 800 metra në lindje dhe jug reshje bore me intensitet deri mesatar, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete do jetë i forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen:
zonat malore 1°C deri në 11°C
zonat e ulëta 4°C deri në 13°C
zonat bregdetare 9°C deri në 13°C