Në ditën e tretë të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, OSBE ka vendosur që misionin e saj që ka pasur në këtë shtetet ta zhvendosë drejt Moldavisë.
Bëhet fjalë për 260 punonjës të këtij misioni, ku mes tyre janë edhe 12 shqiptarë që shërbejnë në OSBE.
Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani ka siguruar pamje ekskluzive të filmuara nga një prej punonjësve shqiptar që po udhëton bashkë me misionin drejt Moldavisë.
Burime për RTSH thanë se OSBE ka marrë garanci se ndaj personalit të saj nuk do ketë asnjë sulm, ndërsa pritet që mbrëmjen e sotme të 260 punonjësit e këtij misionit të sistemohen në territorin e Moldavisë.