Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4555 vaksinime anti-COVID.

Sipas njoftimit, 71 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit ose 142 vaksinime të aplikuara jashtë vendit.

Në total janë kryer 2,649,128 vaksinime anti-COVID.

Numri i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri, ose jashtë vendit.