“Pala bullgare i përmbahet zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”, kështu deklaroi Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska.
Sipas Gençovskas, Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë, kërkesën legjitime të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut që të përfshihet njësoj me të gjithë popujt e tjerë në Kushtetutën e saj.
Një nga prioritetet kryesore, tha ajo është përparimi në punën e Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, për të hartuar një kalendar për përkujtimin e përbashkët të asaj që ajo pretendon se është një “histori e përbashkët për të cilën tashmë është arritur marrëveshje”.
“Do të kërkojmë një proces për modernizimin e kurrikulave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha ministrja e Jashtme bullgare.