Maturantët që do të zgjedhin degët e mësuesisë do të stimulohen financiarisht. Bursa dhe reduktim të tarifës së shkollimit, këtë formë duket se do të ndjekë ministrja Evis Kushi për të shpëtuar nga mbyllja degët në rrezik.
E pyetur nga A2 CNN për shqetësimin e ngritur nga shkollat e larta për nivelin e dobët të studentëve, ministrja Kushi deklaroi rritja e mesatares për t’u pranuar në këto degë do të ndryshojë situatën nga Elbasani ku ndoqi një nga projektet “shkolla qendër komunitare”, ministrja Kushi deklaroi se edhe fondi i ekselencës tashmë do të përdoret vetëm për studentët brenda Shqipërisë.
Ndërkohë shkollat e larta vijojnë të kërkojnë politika mbështetëse për degët e mësuesisë dhe këtë profesion që po kërkohet gjithnjë e më pak.