Një shofer nga Lituani është shpëtuar pas 3 ditësh i bllokuar brenda anijes së djegur në Greqi. Ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore ku dhe i ka zbritur vetë shkallët e vendosura nga grupet e shpëtimit për ta nxjerrë nga anija.
Në dëshminë e tij të parë, shoferi lituanez ka thënë se “ kam dëgjuar zëra të tjerë në anije ”.