Roma po bëhet gati për një revolucion në shkallë të gjerë në përfundim të këtij sezoni. Në fakt, plani i Mourinhos ka nisur kohë më parë pasi Villar, Reynolds, Calafiori e Borja Mayoral janë dhënë të gjithë në huazim, ndërsa lista në dalje pritet të jetë edhe më gjatë në përfundim të sezonit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, tekniku portugez ka vendosur që edhe Ibanez, Kumbulla, Veretout, Diawara, Perez dhe Shomurody mund të largohet gjatë merkatos së verës. Në këtë “listë të zezë” mund të futet edhe Mkhitaryan, nëse ky i fund vendos të mos rinovojë kontratën e tij aktuale.

Përtej fjalëve të ëmbla të thëna herë pas herë në lidhje me Marash Kumbulla, është e qartë që Mourunho nuk e sheh si një opsion të parë, nëse do të ketë në dispozicion lojtarët që dëshiron, Kumbulla pritet të largohet në fund të sezonit.