Jose Mourinho e ka zbuluar dhuratën, siç e quajti ai, të mrekullueshme që Interi ia dha pas rikthimit të tij në Giuseppe Meazza për ndeshjen çerekfinale në Kupën e Italisë dhe tha se raporti i tij me zikaltrit është i përjetshëm.
Kjo ishte hera e parë që Mourinho e vizitoi Meazzan si kundërshtar, pasi e kishte fituar tripletën me Interin në vitin 2010 dhe u përshëndet me duartrokitje të forta, brohoritje dhe me banerë që i uronin mirëseardhje në “shtëpi”.
Interi e mundi Romën 2:0 falë golave nga Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez, për të kaluar në gjysmëfinale të kupës.
“Mënyra se si u mirëprita, mënyra se si Zhang, Mortata dhe Javier Zanetti ma dhanë këtë dhuratë të mrekullueshme, njerëzit ishin super, ky është niveli emocional. Mund vetëm t’i falënderoj ata dhe të mos e fsheh asnjëherë faktin se raporti im me Interin është i përjetshëm. Nuk e fsheh dot këtë”, tha Mourinho pas ndeshjes.
Ai shtoi: “Megjithatë, unë erdha këtu për të fituar, erdha këtu për të fituar për Romën dhe tifozët e Romës. Por nuk ishim në gjendje të fitonim”.