Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Rusia mund të krijojë një pretekst për të justifikuar përdorimin e forcës kundër Ukrainës, shkruan BBC

“Ne jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për një sulm të armatosur kundër Ukrainës,” tha ai në një konferencë për shtyp në Bruksel. “Rusia ka vendosur forcat më të mëdha ushtarake që kemi parë në Europë për dekada në Ukrainë dhe rreth saj.

Ne kemi parë përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur një pretekst, operacione të rreme që janë përdorur për pushtimin e Ukrainës. ”

Një operacion me “flamur të rremë” është kur njëra palë organizon ose sajon një sulm kundër saj me qëllim që të justifikojë përdorimin e forcës si shenjë hakmarrjeje.

“Ne do të vazhdojmë ti bëjmë thirrje Rusisë që të tërheqë forcat dhe të dialogojë”, shtoi Stoltenberg.