Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po mban një konferencë për shtyp nga selia e aleancës së mbrojtjes në Bruksel. Stoltenberg tha se Rusia “ka prishur paqen në Evropë”, ndërsa shton se “Mendimet tona janë me të vrarët e plagosur dhe të zhvendosurit nga vendi”.
Ai i bën thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj, të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe të rihyjë në dialogun paqësor.
“Kjo krizë na prek të gjithëve.”
“Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse”, thonë Stoltenberg
NATO i bën thirrje Moskës që të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe “të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur”.
“Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim i tmerrshëm strategjik, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet në vijim”, thuhet në deklaratë.
Për dërgimin e trupave në Evropën Lindore, NATO thotë se “do të bëjë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme”.
“Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe jo shkallëzuese”, shton ai.