Një ndryshim i vogël që ka bërë Apple për përdoruesit e iPhone do t’i kushtojë Facebook-ut plot 10 miliardë dollarë. Në prill 2021, Apple u bëri të mundur përdoruesve të iPhone të zgjidhnin se cilat aplikacione lejohen të gjurmojnë sjelljen e tyre nëpër aplikacione të tjera. Si rezultat, shumica dërrmuese e përdoruesve u tërhoqën. Kjo, sipas shefit të financës në Meta, David Wehner, po dëmton të ardhurat e Facebook nga reklamat.
Gjatë konferencës ku u bënë publike të ardhurat e kompanisë për tremujorin e katërt të 2021, Wehner e renditi këtë lëvizje të Apple si një nga shkaqet e humbjes.
Burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë Meta është biznesi i reklamave, i cili bazohet databazën gjigante të informacionit të përdoruesve.
Kur Apple u dha përdoruesve mundësinë të ndërpresin gjurmimin në aplikacione të tjera, kjo pezulloi mjetin kryesor për mbledhjen e të dhënave të reklamave. Ndryshimi erdhi si pjesë e përditësimit të iOS 14.5 të Apple, i cili u lançua në prill 2021 dhe i detyroi botuesit e aplikacioneve të përfshijnë një dritare, përmes të cilës bëhet e mundur ose jo gjurmimi i sjelljes për shitjet e reklamave.
Sipas raporteve të hershme, mbi 95% e përdoruesve të iPhone që kishin shkarkuar përditësimin nisën të largohen nga gjurmimi i reklamave. Sipas parashikimeve, të ardhurat nga reklamat e Facebook do të arrijnë minus 10 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.
Për tremujorin e katërt të 2022, Meta raportoi rënie të përdoruesve dhe rritje të shpenzimeve në lidhje me projektin metaverse.
Aksionet e kompanisë Meta ranë me mbi 25% të enjten – duke i hequr plot kompanisë plot 230 miliardë dollarë në vlerë tregu, duke e bërë 3-mujorin sezonin më të dobët tregtar në histori.