Nga Baton Haxhiu/

Albini do ta nenshkruaj Asociacionin por jo si tradhetar. Ai do ta bej ate ne emer te BE dhe ne emer te paqes. Ne emer te liberalizinit te vizave dhe pa njohje. Keshtu, afersisht, do te duket fjalia ne nje qenerim publik pas aktit te nenshkrimit.
Mund te thote se, edhe e shpetuam Kosoven nga ndarja. Sa per te arsyetuar aktin. Kaq kishim te benim sepse te tjeret qe nenshkruan me heret nuk lane mundesi tjeter.

Bota do të ishte e tmerrshme pa mua, kishte shkruar Sartri në një nga veprat e tij. Kështu mendon edhe për veten Kryeministri i Kosovës. Jo në formën egocentrike të mendimit por realisht historia e Kosovës duhet të zhbëhet ose ka qenë gati të zhbëhet që ai të krijoi një histroi tjetër nga ajo që është bërë deri në ardhjen t ij në pushtet. Tek ky konstatim, mos mendoni se ka dicka egocentrike nga ajo që Kurti mendon. Vërtetë, ai konsideron që bota e tij e të menduarit për vete është e vërtetë. Dhe historia që ben ai është historia e Kosovës. Para tij ska asgjë, përvec heronjtë, të zhdukurit dhe të vdekurit e luftës. Por shumë tjerë kanë menduar njëlloj me Kurtin në rrethana të ngjashme historike kur është vendosur për të ardhmen e popujve të tyre. Knë vrarë në emër të tradhëtisë.
Nënshkruesit e deklaratës së Republikës së Irlandës u pushkatuan të gjithë. Giffordi ishte lutur që mos ta pushkatonin por lutjet e tij kishin mbetur të varur në plumbin që po e godiste për tradhti.

Përkundër vdekjes që po i vinte nga linçuesit publik të pashpirtë, ai po thërriste se nënshkruesit e Republikës së Irlandës ishin të pamposhtur. Dy liderë nga Kosova, Hashim Thaci, Kadri Veseli, të ngjajshëm si Giffordi me shokë, kanë përjetuar të njëjtin fat, burgun si vrasje dhe lincim publik si plumbin që po iu vinte.Të dy kanë thënë zëshëm në momentin kur po shkonin në burg se Kosova me nënshkrim s’kishte humbur asgjë, por kishte fituar pavarësinë.

Ata që kishin shkrepur plumbin mbi Giffordin me shok, të gjithë nënshkruasve të pavarësisë së Republikës së Irlandës kishin përfituar privilegjet e “tradhëtisë”. Ata, Giffordi me shok, sot, janë të shpallur hero sepse Republika e Irlandës po jeton kohën më të mirë politike të saj. Kurse vdekja e tyre po shënjonte turpin historik të logjikës vetvemndosjane për vrasjen në emër të tradhëtisë. Ata që kishin vrarë ishin të shtyer nga britanikët që akti i tyre të mos merrte epitetin e madhështisë së shtetit që po krijonin por në histri të shkonin si trahdëtar. Nuk po them që VV ishte shtyer nga Serbia dhe njerëzit ë tyre, por ishte e habitshme që ata të ishin të njejtë në veprime dhe ta kuptonin politikën si dëshirë e njejtë me qëllime të kundërta.

Të jesh hero brenda vdekjes është një moment hyjnor, por të përjtosh lirinë dhe të tradhtosh atë që ke premtuar, është ndjenjë e fajësisë së përjtshme. Është dicka si jeta politike e Albinit dhe Vjosës që “vranë” dhe linçuan liderët që formuan shtetin e Kosovës. Historia e dialogut Kosove-Serbi, një ditë, do merr fund. Por Cfarë epiteti do t’i jap koha Albin Kurtit dhe cfarë ai personalisht do ti jep vetvetes, Liburnit e Glaukut dhe rruges edhe Vjosës, pasi ta ketë nënshkruar asociacionin. Fjala tradhti, si duket, do të shënjohet, si epitaf, në gurin e tj politik. Jo me fjalorin dhe arsyen e atyre që Giffordi kishte bërë dhe nënshkruar për Republikën e Irlandës, por me mllefin, padijen, axhamillëkun e atyre që një akt sublim e kishin cilësuar si tradhti.

Në asnjë mënyrë, askush, nga ne që e shohim nga jashtë problemin e Kosovës dhe përjetojmë politikëbërjen e Albinit me shokë, veprimet politike nuk do duhej t’i cilësojmë me këtë epitet. Epitetin e Tradhëtisë. Përkundrazi! Meqë jetojmë në shekullin tjetër dhe kemi 100 vite në mes të dy ngjarjeve te ndodhura, Në Republikën e Irlandës dhe Republikën e Kosovës, kemi mësuar që është më e ndërgjegjshme të falim padijen edhe kur ka politike antihistorike si ajo e Albinit dhe Vjosës, kurse tradhëtinë që po vjen ta konsiderojme si akt fëmijërie të një kaste politike që e do pushtetin me të gjitha gabimet dhe mungesën e ndërgjegjjes brenda veprimeve që bëjnë.

Natyrisht, nuk duhet të gjykojmë njerëzit politik mbi dëshirat dhe mbi gënjeshtrat që prodhojnë, por mbi mundësitë që janë dhe kanë krijuar ata në një situatë të vecantë për popin e vet. Kjo i lehtëson ata, sepse, duke parë fuqinë politike të vendit ku jetojmë dhe atyre që vendosin për ne, i falim nëse kërkojnë falje për atë që kanë bërë dhe nënshkruajnë për atë që kanë kundërshtuar. Mbi logjikën politike, veprimet dhe diskursi i Albin Kurtit dhe njerëzve të tij përreth, të bërë për 15 vite rreshtë, kryeministri i Kosovës i ka hap rrugë vetes që të cilësohet i tillë. Pra, tradhtar! Fjala tradhëti, i paaftë, shërbëtor, përulës, janë epitete që kjo gjeneratë, e kryesuar nga ai, ka përdorë gjithë kohës.

Për të linçuar dhe për ta bërë njeriun politik që të ketë frikë për atë që bën për popullin e tij. Albin Kurti do nënshkruan dhe nuk do ta quajmë tradhtar. Përkundrazi. Mund ta fitoi edhe Nobelin me Vucicin bashke. Edhe kjo është e mundur. Por ai do të jetojë në jetën e tij si njeri pa ndërgjegjje dhe pa shije e trashëgimi politike. Endrra e Albinit kryengrites, e pjeses se pare te jetes se njeriut qe jetonte per veten ne histori do te kthehet ne makthin me te madh te Albinit kryeminister, si pjese e dyte e jetes se nje njeriu qe te qenit pjese e historise e ka dhimbje. Pra, njeriu qe gjithe pjesen e pare te jetes ia kushtoi stisjes se historise sipas figures se tij, ne pjesen e dyte te saj do te mundohet pasuksesshem ta shkarravise autoportetin qe ne fund te jetes urren. Ai nuk do te jete kurr dhe asnjëherë, si Giffordi dhe Hshimi e Kadriu, si hero, ata që bën Republikën e Irlandës dhe Republikën e Kosovës.

P..S: Fjalën tradhti, se kam përdorur asjnëherë në shkrimet e mia. Për asnjë njeri. Edhe pse në jetën time kam parë veprime jo të pakta të njerëzve që i shkojnë shume sqarimit të kësaj fjale në fjalorin enciklopedik.

Nuk e kam përdorë sepse është e rëndë ta thuash një gjë kur nuk e din se cila është e vërteta e asaj që të tjerët përshkruajnë për atë që bën në një moment politik. Ndryshe si do ta quanim Giffordin dhe nënshkrimin e tij, sikur mos të ekzistonte e ardhmja dhe e vërteta e historisë së Republikës së Irlandës.