E ftuar në emisionin “Breaking” të Top News, ministrja e Arsimit dhe Sportit ka folur ndër të jera, në lidhje me situatë e COVID 19 në shkollat e vendit, studentet e ekslences dhe disa çështje të tjera
Ministrja theksoi se aktualisht në shkolla situata shumë më e mirë, krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ajo ka shtuar se protokollet anti-Covid vijojnë të jenë në fuqi në shkolla dhe ka bërë thirrje zbatimin më me kujdes të këtyre masave, pasi sipas saj vihet re një neglizhencë që nuk është e kufizuar vetëm me shkolla. vMë tej Kushi nënvizoi se Covid-19 e futi të gjithë globin në krizë, duke ndikuar 1.6 miliardë nxënës dhe studentë. Sipas ministres prioritet kryesor është siguria e nxënësve.
Ministrja foli edhe për nevojën e një abetareje të re të përbashkët. Sipas Kushit, konteksti i ri social, kulturor, kurrikula e re e bazuar në kompetenca, si dhe revolucioni digjital që do të reflektohet siç bëhet në librat e rinj, bën të nevojshme një abetare të re.
Ajo shtoi se kjo abetare do të jetë jo vetëm një tekst shkollor më i mirë, por do të jetë një libër cilësor që duhet të ndodhet në bibliotekën e çdo familjeje. Ministrja tha se aktualisht është përzgjedhur komisioni i përbashkët me 12 anëtarë dhe dy bashkëkryetarë, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Konkursi për abetaren është shpallur dhe shtëpitë botuese po punojnë. Kriteri kryesor është që çdo abetare që do të hyjë në konkurs do të jetë bashkëpunim mes dy shtëpive botuese, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova, sikurse do të ketë bashkautorë, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Sipas ministres Abetarja e re do të jetë një produkt i përbashkët që ka dakordim të dy palëve.
Kushi nuk la pa përmendur edhe studentët e ekselencës ku theksoi se përfituesit do të japin kontributin e tyre për vendin.
Kushi shtoi gjithashtu se për rishikimin e mënyrës së orientimit të Fondin të Ekselencës është bërë efektiviteti i këtij fondi, i cili është vlerësuar si shumë i ulët, në raport me qëllimin e kryesor që ka patur.
Ajo tha se gjithë ky investim bëhej që këta të rinj të shkolluar në universitetet më të mira, të vinin të jepnin kontribut për Shqipërinë, por pjesa më e madhe e tyre nuk janë kthyer. Studentët që kanë përfituar nga fondi i ekselencës, kanë detyrimin të kthehen e të punojnë në Shqipëri për të paktën disa vite.
Ministrja tha se duke parë këto zhvillime, kemi marrë një vendim për të mbështetur të rinj dhe të reja që studiojnë këtu por në ato programe që janë prioritet për zhvillimin e vendit tonë. Këta të rinj, tha ministrja, do t’i kemi në Shqipëri.