Nga Durrësi, Edi Rama ka ‘thumbuar’ kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hotin dhe atë të Sali Berishës, Ardian Muka.
“Deri dje ai ishte Luli babës vet, sot është Lul brava. Kaq mbaroi filmi. Që këtu ka mbaruar për mua. Të jesh në Durrës dhe të kesh mundësi të zgjedhësh mes tre vetave ku dy janë burra, patjetër që po ta kesh mendjen në vend do zgjedhësh një grua. Për ca që të dëgjosh nesër kush është dryni e brava. Me Durrësin s’kan pse ngatërrohen, ti zgjidhin vetë problemet. Këtu është një votë shumë e thjeshtë, dy burra që këtu a kanë qenë po të ishin aq të zot do kishin shkëlqyer, dhe një grua që ka pasur kohën ta tregojë që është një person që e meriton mbështetjen e qytetarëve të këtij qyteti se kur ra tërmeti shkoi shtëpi më shtëpi. Po të mos kishte qenë ani këtu, nuk do kishte qenë e mundur që të arrinin të bënim gjithë atë që bëmë. Po punojmë për një projekt të madh për të gjithë pjesën e plazhit të Durrësit që të bëjmë një transformim të madh. Kemi filluar me rrugët nëpër lagje. Do bëjmë shumë gjëra të mira. Kemi edhe një takim më mbrapa me të rinjtë”, tha Rama.