Deputeti ukrainas nga partia “Shërbëtori i Popullit”, Fjodor Venislavsky, nuk e ka përjashtuar mundësinë, që negociatat ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse mund të zhvillohen në të ardhmen e afërt.
“Delegacioni tashmë është nisur, duhet shumë pak kohë për të udhëtuar. Mendoj se negociatat do të fillojnë në minutat e ardhshme, ndoshta edhe kanë filluar”, tha Venislavsky.
Ai gjithashtu vuri në dukje se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka transferuar të gjitha trupat e tij në gatishmëri të lartë, që do të thotë se “absolutisht të gjitha burimet që janë në Federatën Ruse tashmë janë të përfshira, nuk ka asnjë rezervë të mbetur”.