Reperi i njohur Mc Kresha u bë baba për herë të dytë të enjten. Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një djalë në Kanada, aty ku familja po jeton prej muajsh.

Dyshja i vendosën vogëlushit emrin Din. Së fundmi ai ka ardhur në shtëpi, ku familjarët i kanë bërë një pritje të ëmbël.

Babai i Kreshës ka publikuar në rrjete sociale disa foto, në të cilat shihet për herë të parë Dini. Ai shihet duke fjetur, i rrethuar nga tullumbace të shumta.