Javanews
Home Kryesoret
Një teori dashurie…
13/02/2022 10:49
Një teori dashurie…
Shumë teori janë ngritur për dashurinë e me shumë gjasa do vazhdojnë të shkruhen për të kuptuar pse ndodh, kur ndodh, si ndodh.
Disa studjues mendojnë se njerëzit me karakteristika të ngjashme kanë gjasa të dashurohen, dikush tjetër thotë se dy persona të kundërt me njëri tjetrin kanë më shumë shanse të dashurohen – si një përmbushje e të kundërtave të tyre që rrjedh nga nevoja për tu plotësuar. Dikush tjetër flet për dashurinë me shikim të parë… etj etj
…por derisa studjuesit të bien dakort e të gjejnë algoritmin për dashurinë, ndonëse me pak gjasa, le të shohim çfarë thotë psikologu amerikan Sternberg.
Ishin vitet ‘80 kur Robert Sternberg prezantoi teorinë me 3 komponentë të dashurisë e cila përfshin: Intimitetin, pasionin dhe angazhimin.
Sipas tij, këto tre elementë përbëjnë Dashurinë…. këtë ndjenjë, emocion të fortë, frymëzim të shumë poetëve e artistëve.
A mund të përmblidhet vetëm me këto elementë?
Sternberg veçon 7 faza / lloje të dashurisë …
Pasion
Në fillimet e njohjes së një çifti ka pothuajse gjithmonë pasion, ose më saktë ka një tërheqje fizike dhe interes të madh për partnerin ose partneren. Në një marrëdhënie të tillë, çifti ndoshta nuk duhet me njëri-tjetrin, por rrinë së bashku vetëm për shkak të pasionit. Njerëzit mendojnë se me kalimin e kohës, ky pasion kthehet në dashuri, mirëpo nuk ndodh gjithmonë kështu.
Pëlqim
Në këtë lloj marrëdhënie, ju mund të jeni gjithmonë vetvetja. Kjo lloj dashurie zakonisht është e lidhur nga interesat e njëjta dhe nga ndjenja se këta dy njerëz kuptohen mirë me njëri-tjetrin. Psikologët besojnë se një marrëdhënie e tillë pa pasion dhe angazhim serioz është më shumë një miqësi sesa një dashuri me të gjithë komponentët.
Dashuria boshe
Kjo lloj dashurie ka vetëm angazhim ose një premtim mes çiftit, por i mungon intimiteti dhe pasioni. Mirëpo, kjo gjë mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe dashuria shtohet bashkë me pasionin.
Kjo lloj dashurie ka vetëm angazhim ose një premtim mes çiftit, por i mungon intimiteti dhe pasioni. Mirëpo, kjo gjë mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe dashuria shtohet bashkë me pasionin.
Dashuria e keqe
Kjo lloj dashurie përfshin angazhimin dhe pasionin – shumë çifte e përjetojnë këtë lloj dashurie. Dashuria e “keqe” është kur dy njerëz tërhiqen nga njëri-tjetri dhe janë gati të ndjekin disa tradita së bashku si martesa, premtimet, por ata në të vërtetë nuk kanë intimitet.
Dashuria romantike
Kjo lloj dashurie përfshin pasion dhe intimitet. Çifti ndihet komod me njëri-tjetrin, por nuk janë gati për ta çuar lidhjen e tyre në një stad tjetër. Pra e kanë frikë angazhimin serioz. Marrëdhëniet e tilla rrallë përfundojnë në martesë.
Dashuria shoqëri
Dashuria shoqëri është e përbërë nga përkushtimi dhe intimiteti. Marrëdhëniet e tilla janë më shumë një miqësi e zakonshme sesa një lidhje e vërtetë mes partnerëve. Në këtë lloj dashurie nuk ka pasion.
Dashuri e plotë
Kjo lloj dashurie i ka të tre elementët: pasion, intimitet dhe angazhim. Natyrisht, nivelet e tyre nuk janë gjithmonë të barabarta, por e rëndësishme është se dashuria në këtë rast është e plotë. Çiftet që i kanë të tre komponentët jetojnë gjatë së bashku dhe të lumtur… por deri tani ka rezultuar që këto çifte janë shumë të pakta…
Ndonëse Sternberg e ndërtoi teorine triangulare të dashurisë mbi teknika shkencore psikometrike, studime të mëpasshme kanë gjetur korrelacione të dobta me forma dhe lloje të ndryshme që ofron kostelacioni i dashurisë. Përpjekjet për të përcaktuar kuptimin dhe natyrën e dashurisë vazhdojnë, por pyetjet mbeten. Vitet e fundit, qasja neuropsikologjike për të studiuar natyrën e dashurisë, duke hulumtuar aktivitetin e trurit, ka marrë shumë vëmëndje nga studjuesit ashtu sikurse dhe perspektiva neurobilogjike e cila studjon rëndësinë dhe rolin e neurotransmetuesve të ndryshëm: oksitocinë, vasopresinë, dopaminë, serotoninë, testosteron etj, në proçesin e dashurisë.
Ndërsa po bëhen përparime në zbulimin e kuptimit të dashurisë, mbeten ende shumë pyetje për të propozuar një kornizë që mund të përmbledhë dashurinë në të gjitha format e saj.
“Çfarë tha ai? Është i dashuruar?
Truri im ndalon, zemra më ndalon, gjaku më pushon së rrjedhuri. Gjymtyrët e mia bëhen të dobëta dhe të ftohta. E ndërsa hapsira e koha ndalen universi vjen në shtrirje të përsosur.”
– Autor: Julie Sarff
Përgatiti Rudina Koromani
Psikologe Klinike