Me kalimin e javëve banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP” vijnë gjithnjë edhe më pranë njeri-tjetrit, aq pranë sa nuk mungojnë puthjes me tyre.

Prova e kësaj jave ka bashkuar dy nga konkurrentët më të komentuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sponsored by Revcontent
Should You Buy an Electric Car?
Progressive
Në këtë provë të dhënë nga “Vëllai I Madh” banorët duhet të imitonin një pjesë prej një filmi të vjetër shqiptar, të ndarë në grupe nga dy.

Iliri dhe Arjola ishin vendosur bashkë për të riaktruar një pjesë nga filmi i vjetër “Edhe kështu, edhe ashtu”.

Gjatë këtij interpretimi, ndodhi dhe ajo që nuk pritej. Iliri dhe Arjola shkëmbejnë një puthje në buzë madje ishte kjo e fundit ajo qe iu afrua Ilirit.

Një ditë më parë, Arjola bëri një deklaratë që i habiti të gjithë.

“Iliri po të futi llapën të shkrinë”, tha ajo.

Arjola dhe Iliri kanë qenë dy nga banorët më të komentuar për afrimitetin e tyre, madje për ta u dyshua që mund të kenë edhe pëlqime për njëri-tjetrin.

Kujtojmë se ata kanë pasur shumë momente argëtuese mes tyre. Madje Iliri i ka bërë edhe ‘lap dance’ aktores, një veprim që tregonte shumë për atë çka ata kanë krijuar aty brenda dhe për marrëdhënien e ngushtë.