Paris Saint-Germain ka pësuar një humbje të papritur 3-1 në Ligue 1 kundër Nantes. Një humbje e merituar, edhe sipas lojtarëve dhe stafit të parisienëve, por është bërë akoma më bezdisshme nga një arbitrim i njëanshëm.

Këtë e ka thënë drejtori sportiv Leonardo dhe e ka konfirmuar, me tone të ndryshme, edhe mesfushori Marco Verrattti, i cili ka shpjeguar vështirësinë që ka për të komunikuar me gjyqtarin.

“Si është e mundur që marrim 10 kartonë të verdhë dhe nuk mund as të flasim me arbitrin. Nuk mund të bëjmë asgjë”, ka thënë Verratti pas ndeshjes.

“Ndonjëherë arbitri thotë se mund t’i flasim, por këtë herë nuk kemi mundur të bëjmë asgjë. Është i vetmi arbitër në botë që bën gjëra të tilla. Marrim 10 kartonë të verdhë çdo herë.

“Normalisht, një faull penalltie është një karton i verdhë dhe Appiah duhej të merrte karton të kuq. Si ka mundësi të mos tregohet një karton i dytë i verdhë? Mendoj se arbitrat duhet të marrin përgjegjësitë e tyre sepse sinqerisht nuk jemi respektuar nga arbitrat këtë herë”.