Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nxjerrë blof Jorida Tabakun në lidhje me pyetjen a ka njohje me Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin. Në përgjigjen e tij ndaj Tabakut, Veliaj u shpreh se nuk ka njohje personale dhe as ka komunikuar me ta. Veliaj nënvizoi se vetëm ka lexuar lajmet në portale ku Gert Bogdani, si funksionar i lartë i PD, ka udhëtuar me ta drejt Zimbave.
– A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?
– E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.
– A keni bërë udhëtime me ta?
– Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.
– A keni pasur komunikim me telefon?
– Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD.