COVID-19 mbetet një shqetësim i madh edhe për botën e futbollit, hijet e këtij virusi vijojnë të përndjekin lojtarët, trajnerët, tifozët.

I fundit që preket është trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel. Klubi londinez me ana të një njoftimi për media ka bërë publik se Thuchel ka rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtrua.

Thuchel i është nënshtruar menjëherë izolimit ndërsa shpreson që të bashkohet me ekipin javën e ardhshme në Abu Dhabi ku do të jenë të angazhuar në Botërorin për klube.