Ndotja e mjedisit në Poliçan për shkak të mbetjeve të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme solli ndëshkimin me gjobë ndaj kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, ADRIATIK ZOTKAJ.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit pasi ka kryer inspektime në terren, duke konstatuar shkelje te ligjit te menaxhimit te mbetjeve. Kjo ka bërë që menjëherë të aplikohet gjoba prej 500,000 lekësh të reja drejtpërdrejtë për kryetarin e bashkisë ADRIATIK ZOTKAJ, raporton lexo.al.
Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011, por ky sanksion që ndëshkon direkt titullarin më të lartë të bashkisë nuk është aplikuar ndonjëherë.
Me poshte vendimi:
Bazuar në nenin 46 të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, dhe procesverbalin e inspektimitNr. AKM-BR-2022-000001 – 2 , datë 01/02/2022 , inspektim, që është zhvilluar në subjektin BASHKIA POLICAN , NIPT K49312401S , Punëdhënës ADRIATIK ZOTKAJ , prej datës 01/02/2022 15:16 deri më datën 01/02/2022 16:30 .
Grupi i inspektimit, pasi realizoi inspektimin, e hartoi procesverbalin e inspektimit në datë 01/02/2022 dhe e njoftoi në datë 01/02/2022 . Në bazë të procesverbalit të inspektimit dhe kontestimeve të subjektit të inspektimit rezultuan këto shkelje të kërkesave ligjore :
Ligji Nr 10463 , date 22.09.2011 ” Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve ” Neni 21 Pika 12, Për shkak të shkeljeve të konstatuara të kërkesave ligjore të subjektit të inspektimit, në mbështetje të ligjit Ligji Nr. 10463 ” Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve ” Neni 62 , Pika 11, ato klasifikohen si kundërvajtje administrative dhe parashikohen dënimet administrative si më poshtë: 1. Dënim administrativ kryesor: Gjobe 500000 Lekë,
2. Dënim administrativ plotësues:Korrigjimi i shkeljeve të konstatuara dhe eleminimi i pasojave të tyre në një afat kohor të arsyeshëm. Detyra për t’u realizuar me afate
kohore respektive.VendimPerfundimtar – 2022-02-01T162451.501
Me heret per te njejten shkelje eshte denuar edhe kryebashkiaku i Malesise se Madhe, me te njejten gjobe.
Në të gjitha takimet e hapura të organizuara me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë kërkuar që bashkitë të buxhetojnë me prioritet pastrimin e territorit, pasi në të kundërt nuk do t’u miratohen buxhetet për vitin 2022, ndërsa mbetjet do të depozitohen vetëm në pikat fundore të licensuara./Lexo.al