Astrologët thonë se këto janë kombinimet më të këqija të Horoskopit sa i përket dashurisë.
Luani dhe Akrepi
Luani është lider. Mbreti dhe udhëheqësi i jetës së tij. Një shenjë dinjitoze por në të njëjtën kohë dhe mizore. Luani dhe Akrepi janë shenja jashtëzakonisht të forta dhe kur ndihen të kërcënuar, sulmojnë pa u menduar. Përplasja e këtyre dy shenjave është fjalë për fjalë një luftë për jetën.
Dashi dhe Gaforrja
Për shkak të impulsivitetit dhe karakterit të tij pionier, Dashi është një lojtar solo. Jep dhe pret shumë. Nëse nuk ke forcë ta ndjekësh Dashin, t’ja kthesh dashurinë me të njëjtën energji, ikën lehtësisht. Dashi është i fortë, i vrazhdë dhe me reagime të shpejta. Ndërsa Gaforrja është e butë, sensuale dhe mjafton një fjalë e ashpër nga Dashi për t’u ndjerë keq.
Akrepi dhe Peshqit
Akrepat janë brutalë me intuitën dhe të fortë me emocionet e tyre. Akrepi është i pamposhtur. Peshqit janë ëndërrimtarë, në botën e tyre dhe nuk është e çuditshme nëse gënjejnë. Kur Akrepi e ndjen këtë, pason një sulm frontal, emocional dhe verbal. Me këtë qasje, Akrepi i copëton Peshqit emocionalisht dhe moralisht.