Kryeministri Edi Rama komenton për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.
Një komentues i shkruan në një postim në “Facebook” se “Ja fute Amerikës o trim, sa ike në Amerikës Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për Ilir Metën”.
Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama i drejtohet komentuesit duke i thënë se sharjet e përqeshjet nuk janë argumente, ndërsa shton se “Unë që ta dish ti dhe kushdo flet me këtë gjuhë, nuk jetoj as për të vjedhur, as me të vjedhur”.
Komentuesi: Ja fute Amerikes o trim . Sa Ike ne Amerik GJK e shpalli vendimin si per ti thene Amerikanve qe nuk eshte faji im , GJK nga 7 anetare 6 votuan pro nje ishte kundra ne naivi qe mendoi se redorma ne drejtesi po ecen. Ja fute popullit ja fute Amerikes ja fute te gjitheve. I keni ndare detyrat Meta vjedh , Sala vret Basha ben sikur bertet kape I hajdutin , dhe ti o trim ben sikur I denon e ben si I dashiruar me Amerikanet .. ben gjoja sikur jeni dashiruar me reformen ne drejtesi dhe fut ne burg kokrrat e vogla …. Dhe filmi vazhdon . Katershja behet dhe me e pasur vidh vrit bertit dhe mbro me reform tre te paret……
“O trim, ia fute edhe Amerikës, sa ike ti…”! Rama replikon me komentuesit për Ilir MetënRama: Sharjet, perqeshjet, pergojimet nuk jane argumenta, nderkohe qe une nuk di te bej gjoja, s’kam ditur kurre te bej gjoja me punen time, sepse puna eshte pasioni im dhe pasion me gjoja nuk ka! Sa per vjedhjet e vrasjet me siguri ke ngaterruar adrese, po kur njeriu nuk e ka mendjen te debatoje, po te denigroje, e ngaterron edhe adresen njesoj si i dehuri qe humbet rrugen… Une qe ta dish ti dhe kushdo flet me kete gjuhe, nuk jetoj as per te vjedhur as me te vjedhur, sepse kam shume respekt per emrin qe me kane lene te paret e mi dhe do t’u le femijeve te mi! Arsyeja pse po te pergjigjem eshte se une besoj qe cdo komunikimi i duhet dhene nje shans dhe nuk ka arsye per te mos e bere me njerezit e zakonshem qe hyjne e komentojne ketu, edhe kur e tejkalojne kufirin etik! Mbase kjo ndihmon, mbase jo, po nga ana ime besoj se ne vend se te harxhohen germa e fjali shqip per te share e per te perqeshur, mund te perdoren per te degjuar njeri-tjetrin ME NJERZILLEK?