Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur nga salla e Kuvendit të Shqipërisë mbi operacionin e kryer në Elbasan, që zbuloi veprimtari të paligjshme brenda sistemit të burgjeve.
Manja theksoi se operacioni ishte një punë e nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Prokuroria e Elbasanit që nuk do të mbetet thjesht aksion, as kalendar veprimtarish.

Sipas Ministrit, do të jetë një investim i të gjitha strukturave tona në zbatim të ligjit dhe forcimit të sigurisë në sistemin e burgjeve.

Manja njoftoi se Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve është në riorganizim total.

“Qëllimi është të ristrukturojmë edhe sistemin e karrierës në burgje, duke e përafruar me atë në Policinë e Shtetit”, tha ai.