Një luftë në Ukrainë do të ishte “çmenduri”, tha Papa Françesku në një deklaratë sot, duke shpresuar se tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë do të zgjidhen përmes dialogut.
Papa falenderoi ata që morën pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Lutjes për Paqe në Ukrainë, me 26 janar.
“Le të vazhdojmë t’i lutemi Zotit për paqen në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të mund të zgjidhen përmes një dialogu serioz dhe shpresoj që “Formati i Normandisë” të kontribuojë në këtë qëllim”, tha ai duke iu referuar bisedimeve Rusi-Ukrainë, Gjermani dhe Francë.