Françesku mori vendimin e rrallë për të vizituar ambasadën ruse në Selinë e Shenjtë pas pushtimit rus të Ukrainës dhe për të shprehur shqetësimin e tij, konfirmoi sot zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Gjatë vizitës në ambasadë, papa Françesku zhvilloi bisedime me ambasadorin rus për rreth gjysmë ore.

Ambasada ruse ndodhet në Via della Conciliazione, e cila të çon direkt në sheshin e Shën Pjetrit.

Normalisht, një papë i pret mysafirët apo ambasadorët e vendeve të ndryshme në rezidencën e tij në Vatikan.