Kuvendi i Shqipërisë dhe parlamenti europian i bën thirrje këshillit të BE-së përcaktojë sa më parë një datë për konferencën e parë ndërqeveritar me Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ky mesazh u përforcua nga një dokument që pritet të miratohet ditën e nesërme nga Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit i cili ka nisur sesionin e parë të takimit të 14-të.
E pranishme në mbledhje ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila theksoi se Shqipëria ka avcancuar në plotësimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe po pret miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
“Politika e jashtme e Shqipërisë është tërësisht në një linjë me politikën e jashtme të BE-së dhe kjo shprehet edhe në rolin e Shqipërisë si një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria po ushtron një ndikim mjaft pozitiv në garantimin e sigurisë, paqes dhe stabiliteit në rajon e më gjerë”, tha Xhaçka.
E njëjta gjë është nënvizuar edhe nga Taulant Balla i cili tha se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj të shtëpisë. Sipas tij Sqipëria nuk ka qenë kurrë kaq afër ndërmarrjes së hapit më të rëndësishëm atij të vendosjes së marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.
Balla u shpreh se vendi ynë është e vendosur të vijojë të arrijë rezultate të qëndrueshme në lidhje me prioritetet kyçe që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe reformën në administratën publike.
“Viti 2021, ka qenë një vit dinamik. Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq afër ndërmarrjes së hapit më të rëndësishëm të marrëdhënies me Bashkimin Evropian. Nën prizmin e aspiratave tona, mosrealizimi i pritshmërive ka qenë i lidhur ngushtë edhe me mosmarrëveshjen ende të pazgjidhur mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Arritjet tona janë pranuar dhe vlerësuar në mënyrë unanime nga të 27 anëtarët e BE. Mundësitë tona për të avancuar në bazë të meritave tona të përmbushjes së kërkesave të Këshillit për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare nuk kanë qenë kurrë më të mëdha e megjithatë, ne vazhdojmë të mbetemi një dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-Maqedoni e Veriut.
Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizoi se ka ardhur koha që BE të vlerësojë ecurinë e Shqipërisë dhe ta konkretizojë atë më hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Dita për të marrë vendime të guximshme, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, ka ardhur prej kohësh. Këtë moment Bashkimi Evropian duhet ta shfrytëzojë e konkretizojë. Shqipëria ka pranuar me vetëdije të plotë dhe ka përqafuar qasjen e bazuar në merita për bisedimet e anëtarësimit. Ne kemi detyrat tona dhe tani është radha e BE-së për të vlerësuar arritjet tona dhe respektuar premtimet”, tha Nikolla.