Partia Demokratike teksa ka publikuar një videomesazh, ndërsa thekson se nuk i ka kursyer ironitë për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’.
Sipas PD-së, kandidatët e ‘shtëpisë së Ilirit nuk përfaqësojnë demokratët, ata përfaqësojnë të shkuarën dhe korrupsionin që e mban peng Shqipërinë’, duke u ndalur konkretisht te kandidati i këtij koalicioni për bashkinë e Dibrës.
REAGIMI I PD
Kandidatët e shtëpisë së Ilirit nuk përfaqësojnë demokratët, ata përfaqësojnë të shkuarën dhe korrupsionin që e mban peng Shqipërinë.
Dibranët e dinë mirë se si Edi Rama dhe banda e tij me shantazhe e blerje votash u mori bashkinë në 2016-ën. Prokurorja që nuk i hetoi Ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës është pikërisht gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, Përparim Kryemadhit.
Berisha & Meta po i poshtërojnë dibranët duket sjellë si kandidat burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk hetoi as dosjen e shitblerjes së votave nga socialistët dhe 300 kallëzime penale të bëra nga qytetarët dibranë, të cilët presin drejtësi për hallet e tyre.
Demokratët dhe qytetarët dibranë e dinë se kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën.