Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka paraqitur në komisionin hetimor për inceneratorët disa pamje ku “përgjohen” celularët e anëtarëve të komisionit.
Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ka kërkuar menjëherë nga kryetarja e Kuvendit që të urdhërojë Gardën të marrë masa për kamerat e Kuvendit që të mos lexohen celularët dhe mesazhet që shkëmbejnë deputetet.
“Po paskeni lënë nam, ua çojnë pyetjet suflerët?” Veliaj nxjerr FOTO, reagon Tabaku: Kuvendi të marrë masa, Garda…
Veliaj: Më fal po ju paskeni lënë nam ndërkohë që kemi qenë në seancë, suflerët ju cojnë pyetje si të më pengoni? Paska dal në gjithë portalet po mirë o keni cipë?
Tabaku: S’e kuptova
Veliaj: Nuk është për Belindin.
Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit?
Veliaj: Kamerat i keni live ju.
Tabaku: Kamerat që po xhirojnë celularët e deputetëve? Këtë s’po kuptoj.
Veliaj: Belind s’e kam për ty se shtëpia e lirisë është në rregull.
Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit për celularët? I bëj thirrje kryetarës së Kuvendit te marrë masa Garda menjëherë për kamerat e Kuvendit që lexojnë celularët e deputetëve në komision, turp.
Veliaj: Kjo që bëni e turpshme, e bën vetëm një pjesë e opozitës mos u shqetëso. Zëdhënësja ju jep, Desada është shoqja jonë po keni lënë nam.
Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit, e turpshme.
Veliaj: Po goc Samiu dhe ti çon pyetjet Desada? Po s’ke turp?