Mbrëmjen e sotme personazhet që ishin pjesë e lojës së Big Brother Vip janë përballur me njëri-tjetrin.
Arjola Demiraj dhe Fifi diskutuan sonte në “Post Big Brother VIP” për marrëdhënien që kanë pasur me njëra-tjetrën, gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.
Duke kujtuar momentet e vështira që ka kaluar në shtëpi, para se të merrte vendimin për të dalë, këngëtarja u shpreh se asnjë nga konkurrentët nuk kishte pse t’i qëndronte pranë, nëse nuk donin.
Arjola rrëfeu se gjendjen e rënduar emocionale të Fifit nuk e ka përjetuar mirë.
Monika: Unë nuk të përmend sa herë të kam ndenjur afër
Arjola: Nuk është faji jot që unë e kam ndjerë gjendjen tënde
Einxheli: Situata që ka pasur Arjola me Fifin, ka qenë gjëja e parë që i kam thënë kur kam hyrë. Ajo po merrej shumë me Granitin dhe Fifin, dhe jo me veten. Nuk mendoi të ndiqte këshillën time, dhe më pas patëm një krisje të marrëdhënies, se mendonte se unë ia thashë për strategji.