Më shumë se 48 orë na ndajnë nga derby i Madonnina, mes Interit dhe Milanit. Një sfidë që në rast të suksesit të djemve të Inzaghit do t’i jepte praktikisht goditjen e fundit kampionatit… Lautaro Martinez është përpara Alexis Sanchez për të kompletuar dyshen e sulmit kundër Milanit me Edin Dzekon.
Sipas asaj që filtron nga Appiano Gentile, argjentinasi do të stërvitet për herë të parë me grupin këtë javë, pas kthimit dje në Itali; nga ana e tij, megjithatë, Niño Maravilla që ka shkëlqyer me Kili, do t’i bashkohet bashkëlojtarëve vetëm të premten për një çështje logjistike në lidhje me transferimet pas kombëtares dhe udhëtimit në Bolivi.
Për këto arsye, raporton Sky Sport, Simone Inzaghi duhet të zgjedhë El Toro nga 1′. i grumbulluar do të jetë edhe afrimi i fundit, Caicedo.