Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shprehu të hënën mbështetjen e parlamentit të BE për Ukrainën mes paralajmërimeve për një pushtim rus.

“Pozicioni i kësaj shtëpie është i qartë, ne jemi me Ukrainën,” tha ajo. Ajo kërkoi që “kundërshtimi i Ukrainës duhet të përputhet me vendosmërinë dhe unitetin e vazhdueshëm evropian”.

“Ajo që ne po dëshmojmë është një kërcënim serioz për paqen në Evropë”, shtoi ajo.

Metsola kërkoi de-përshkallëzimin e tensionit aktual, por tha se Parlamenti Evropian është “i gatshëm të mbështesë veprimin e shpejtë, të fuqishëm dhe konkret”.

“Ne e bëjmë këtë në koordinim me institucionet e tjera evropiane dhe komunitetin ndërkombëtar nëse situata përkeqësohet,” shtoi ajo.