Nga Arsen Rusta – Report tv – Prokurorët belg ndodhen në Shqipëri për dosjen e ‘Toyota Yaris’, të cilët nuk kanë hequr dorë nga marrja në pyetje të Lulzim Bashës. Burime për Report TV konfimojnë se porkurorët belg kanë kërkuar të marrin në pyetje Lulzim Bashën.

Një grup prokurorësh belg ka ardhur në Tiranë ku janëtakuar me prokurorë të Tiranës dhe të SPAK pikërisht për të luftuar pastrimin e parave dhe grupet kriminale shqiptare që operojnë në Belgjikë. Sipas prokurorëve belg bandat shqiptare pastrojnë paratë në Shqipëri, ndërsa burime për Report Tv mësojnë se një grup kriminal i trafikut të drogës është në qendër të hetimeve, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri. Kjo çështje u përdor si një ‘kal beteje’ nga opozita shqiptare për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. I rrezikuar për t’u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit. Ai bëri një denoncim në një fjalë në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh. Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës. Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist. Në gjykim është dërguar vetëm Ervis Vladi për akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi” dhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje”, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndërkohë, pushoi çështjen për të dyshuarit Alfred Vladi, Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri. vijon….