Partia Socialiste ka vendosur të kallëzojë penalisht Jorida Tabakun, për veprimtarinë e saj si kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Ermonela Felaj tha sot në nisjen e punimeve të komisionit, se Tabaku ka kryer dy vepra penale. Ajo është paraqitur në SPAK si kryetare e Komisionit, por pa e vënë në dijeni këtë të fundit dhe pa u mandatuar prej tij.
Sipas PS, komisionet nuk mund të ngrejnë akuza penale. Felaj tha se Tabaku me veprimet e saj ka nxitur SPAK të veprojë në favor të Partisë Demokratike.
“Keni dorëzuar dokumente ende pa mbaruar hetimi i komisionit dhe pa u miratuar raporti nga Kuvendi i Shqipërisë. Është Kuvendi ai që vendos se c’do të bëhet më pas, nëse do t’i drejtohet SPAK apo jo. Dhe jo juve” – tha Felaj.