Mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Top Channel” u transmetua “Fan Club”, i cili zëvëndësoi “PRIME”-n e përjavëshëm të “Big Brother VIP Albania”. Të ftuar ishin ish-banorët e formatit të cilët kanë diskutuar shumë nga polemikat dhe ngjarjet e ndodhura në shtëpi.
Megjithatë, mesa duket, gjatë kohës që nuk po xhirohej, ka ndodhur një debat i ashpër midis Ardit Çunit dhe Xheisarës, ku është përfshirë edhe Arjola.
Teksa nuk e dimë ende si ka nisur ky debat, vetë Arditi ka qenë ai që ka publikuar një video në “Instagram”-in e tij ku duket një fragment nga diskutimi i tre ish-banorëve.
“Nje nga debatet me te forta qe su transmetua sonte…ndodhin edhe ne Big Brother te tilla debate”- shkruan Arditi.
Ajo që ka bërë më shumë përshtypje është se mbi video shkruhet gjithashtu: “As pak nuk bie në sy kur je servile e Donaldit”
Duket se i gjithë konflikti lidhej me Donald Veshajn, finalistin dhe një nga pretendendët kryesorë për të fituar garën, ndërkohë që Arditi dhe Arjola po i kundërviheshin Xheisarës.
View this post on Instagram