Zëvendëspresideni i Federatës Amerikane të Futbollit(US Soccer) sulmoi presidentin e vendit Donald Trump dhe atë të FIFA, Gianni Infantino vetëm pak orë përpara fillimit të finales mes Spanjës dhe Argjentinës.
Në një editorial të publikuar te e përditshmja britanike ‘The Guardian’ me titullin ‘Pakti faustian i Infantinos me Trump njollosi skenën më të rëndësishme të futbollit, Nathan Goldberg Crenier pohoi se shefi i Shtëpisë së Bardhë la një njollë morale në turne dhe se numri 1 i FIFA bekoi luftërat e Trump në emër të futbollit.
‘Infantino kërkoi të ushtrojë influencën e mbi liderin amerikan, por ndodhi e kundërta, ai përfundoi duke përfshirë futbollin në politikë dhe për të minuar kredibilitetin e këtij sporti-shkruante Goldberg Grenier në editorialin e tij duke nënvizuar se ndonëse ky Botëror do të hyjë në histori si një sukses i madh komercial, asnjë shifër nuk do të mund të fshijë njollën morale e miratimit të luftërave të Trump në emër të futbollit’.
Ai vazhdonte më tej në editorialin e tij duke thënë se bota e futbollit duhet të shpëtojë FIFA nga Infantino
‘Liderët e futbollit kanë detyrën të mbrojnë këtë sport dhe të shpëtojnë FIFA duke kundërshtuar vizionin egoist dhe të përdorimit të futbollit të Infantinos-shkruante më tej Goldberg Grenier.










