Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar manualin zyrtar të teorisë për përgatitjen për Lejedrejtimin e kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE. Materialin do të keni mundësi ta gjeni Online dhe në versionin e shtypur.

” FUND epokës kur drejtorat e patentave shisnin me pahir “veprat” e tyre privatisht! FUND klientelizmit me “blini librat e mia”! FUND amullisë e kakofonisë! Librat mësimore dhe manualet profesionale të testimit certifikohen nga shteti dhe janë informacion i hapur, i njehsuar për publikun, në dispozicion të çdo nxënësi, duke thjeshtuar mësimin dhe zeruar keqinformimin, çka rrit kalueshmërinë e ndershme në testime! “- shkruhet në njoftimin e PDSHTRR.