Këngëtari i njohur, Sabiani, ishte ditën e djeshme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, për të folur për këngën e tij më të re si dhe për shoqërinë e ngushtë me Ilir Shaqirin.
Gati i përlotur, Sabiani u shpreh se mungesa e familjarëve dhe fëmijëve ishte pika që e bashkoi atë dhe balerinin e njohur. Ai uroi me gjithë shpirt që ta shohë si fitues dhe rikujtoi se po e pret jashtë si një vëlla.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me puthjen që ndodhi mes Ilirit dhe Arjola Demirit, gjatë një loje në shtëpinë e “Big Brother VIP”, këngëtari i njohur u shpreh:
“Shiko unë s’reagoj se besoj se ata po bëjnë një lojë nga vëllai i madh, s’ është spontane. Janë 2 artistë që aktrojnë, s’ka asgjë të keqe. Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë”.