Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid tha se është e qartë se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të sulmojë sovranitetin e Ukrainës dhe beson se një pushtim tashmë ka filluar.
“Siguria e Europës është cënuar dhe është e qartë se presidenti Putin, ka vendosur të sulmojë sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial”.
Sekretari i Shëndetësisë tha për Sky News: Putin ka njohur rajonet lindore të shkëputura në Ukrainë dhe nga sipas raporteve ai ka dërguar tanke dhe trupa gjatë natës.
Nga kjo, ne mund të arrijmë në përfundimin se pushtimi i Ukrainës ka filluar.
Javid shtoi se Boris Johnson pritet të mbajë një fjalim sot rreth situatës më Ukrainë, ku sipas tij Britania pritet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.