Barcelona i ka bërë një ofertë Mino Raiola-s për Erling Haaland. Sipas Sport, kjo ofertë është bërë para disa ditësh në një takim të zhvilluar në Monaco. Ka qenë hera e tretë që katalanasit kanë negociuar me menaxherin dhe tani i takon Haaland-it të marrë një vendim.

Në garë për sulmuesin norvegjez janë Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona, që ka reaguar shumë shpejt dhe ka përgatitur një plan financiar për lojtarin.

Vendimi do të merret në mars, por Barcelona e dinte se duhej të mbanin ritmin e skuadrave të tjera. Ka qenë De Telegraaf që ka zbuluar takimin e fundit të zhvilluar në Monaco mes Barcelona-s, e përfaqësuar nga Joan Laporta dhe Jordi Cruyff, dhe Raiola-s.

Herën e parë janë takuar verën e kaluar, të dytën në ceremoninë e Golden Boy të zhvilluar në Torino, dhe të tretën, në Monako, ata janë paraqitur me një porpozim të vendosur për Haaland.