Ukraina vijon të përballet me ushtrinë ruse prej tre ditësh, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 100 persona.
Ditën e premte ushtria ukrainase deklaroi se janë shkatërruar më shumë se 80 tanke ruse të shkatërruar dhe 515 automjete të tjera të blinduara, përfshi 10 avionë dhe 8 helikopterë.
Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia po pëson humbje të tanke dhe blinda për shkak të raketave anti-tank që Perëndimi furnizoi Ukrainën gjatë javëve të mëparshme.
Të tilla janë NLAW britanike dhe “Javelin” të SHBA-ve. Të dyja ato kanë një teknikë që e godadin tankun nga lart, ku është edhe pjesa më pak e blinduar e tij duke shkaktuar shkatërrim të menjëhershëm.
Për shkak të tyre, rusët kanë vendosur sisteme ekstra mbrojtjeje mbi tanke me qëllim që raketa të shpërthejë pa prekur shasinë kryesore.
NLAW është një sistem më i ri se “Javelin” dhe përdoret aktualisht edhe nga Finlanda dhe Suedia krahas Britanisë së Madhe.