Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se 256,655 qytetarë qytetarë kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.
Rama falënderoi qytetarët që janë bërë pjesë e Këshillimit Kombëtar.
“Kush ende nuk është përfshirë le të bashkohet me 256,655 qytetarët, të cilët deri mbrëmë kanë dhënë përgjigjet e tyre për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar”, theksoi Rama.
Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.